“Si të Nisesh si UGC Creator me 4+1 Mjete Falas”

nga Nertila Shkulaku – Trajnerja e Trajnimit UNIKALITET

HYRJE

Në një botë ku markat kërkojnë autenticitet, UGC (User Generated Content) është rruga më e zgjuar për të fituar online – pa pasur shumë ndjekës, por me krijimtari, stil dhe qëndrim profesional.

Nëse di të krijosh një video që prek zemrën e njerëzve,

atëherë di edhe të fitosh.

KAPITULLI 1: Çfarë është UGC?

UGC do të thotë “përmbajtje e krijuar nga përdoruesit” — video, foto, apo testimoniale që duken të natyrshme, por shiten si reklama profesionale.

Markat paguajnë sepse besimi shitet më shumë se çdo filtër.

💬 Nuk ke nevojë për ndjekës.

💸 Fiton për çdo video të krijuar.

📱 Dhe e gjitha bëhet nga telefoni yt.

KAPITULLI 2: 5 MJETE FALAS PËR TË FILLUAR

1️⃣

Canva

– për Portofolin tënd Profesional

Krijo një UGC Portfolio që duket si “media kit” i një krijuese serioze.